Kryemadhi: Qytetarët duhet të votojnë ndryshimin në 25 prill, dinjiteti i tyre s’mund të blihet me një çantë me ushqime

Shqipëria

Kryemadhi: Qytetarët duhet të votojnë ndryshimin në 25 prill, dinjiteti i tyre s’mund të blihet me një çantë me ushqime

Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:12
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ishte në Korçë ku u shpreh se me 25 prill do të vuloset largimi i Edi Ramës.

E bindur në fitoren e forcës politike që ajo drejton në Korçë, Kryemadhi tha se dinjiteti i  qytetarëve nuk mund të shitet dhe as blihet me një çantë me ushqime me paratë që pushtetarët u kanë vjedhur atyre.

Kryemadhi: Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit, për të trokitur derë më derë, për të vajtur shtëpi më shtëpi, për t’iu thënë njerëzve që të marrin kartat e identitetit në dorë dhe më 25 prill të drejtohen në kutitë e votimit dhe të votojnë. Të votojnë ndryshimin, të votojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të votojnë numrin 6, të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim.Unë jam e bindur se fitorja e LSI në qarkun e Korçës është e pashmangshme. Nuk ka më shitje dhe blerje të çdo mënyre që mund të përdorin sepse dinjiteti i qytetarit, i fermerit, i të papunimit edhe i të varfërit as nuk shitet dhe as nuk blihet me një çantë me ushqime, të cilat vijnë nga paratë që ata iu kanë vjedhur qytetarëve, që me tërmetin, pandeminë dhe faturat e çmendura të ilaçeve të Covid që shkatërruan familjet e shqiptarëve. Ju do ta vlerësoni më mirë se kushdo tjetër në 25 prill duke votuar LSI-në, duke votuar numrin 6 sepse ajo që di unë është, Korça e ka dhënë verdiktin e saj në këtë shesh të mrekullueshëm, me këta të rinj e të reja. Unë ju jam shumë mirënjohëse, ju falënderoj, Zoti ju ruaj ju, familjet tuaja, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, Zoti e bekoftë flamurin kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat