Mbi 100 viktima/ Shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për Kukësin janë të pavërteta

Shqipëria

Mbi 100 viktima/ Shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për Kukësin janë të pavërteta

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Vijojnë të jetë në shifra të larta numri i qytetarëve të prekur me Covid-19 në qarkun e Kukësit në raport me numrin e popullsisë.

Gjatë 24 orëve të fundit raportohen për 11 raste të reja. Katër raste janë shënuar në Kukës, katër të tjerë në Has e tre në Tropojë.

Në luftë për të mposhtur virusin janë 342 qytetar në këtë qark. Një pjesë e tyre po kurohen në spitalet e Prizrenit dhe të Gjakovës, pjesa e tjetër po e përballojnë në shtëpi, një numër i pa përfillshëm është në Tiranë

Vdekjet e qytetarëve shqiptarë të ndodhura në Kosovë të shkaktuar nga kjo sëmundje në këto spitale, nuk janë raportuar asnjëherë në përditësimin e të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, ndonëse janë një numër shumë i lartë viktimash që sipas zërave tejkalon numrin 100 që nga fillimi i pandemisë.

Shifra zyrtare që ka shënuar fatalitetet e ndodhura në spitalet e Kosovës të qytetarëve tanë asnjëherë nuk është publikuar në të dhënat e institucioneve shqiptare.

Nuk bëhet e dituar as sa është numri i plotë i qytetarëve shqiptarë që kanë marrë deri më tani trajtim mjekësorë në Republikën e Kosovës për shkak të sëmundjes së Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat