Basha në Burrel: Tarifë 100 % për studentët që vijnë nga familje që kanë nën 640 mijë lekë të ardhura në muaj

Shqipëria

Basha në Burrel: Tarifë 100 % për studentët që vijnë nga familje që kanë nën 640 mijë lekë të ardhura në muaj

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:10
Lulzim Basha

Në programin për arsimin koalicioni opozitar parashikon ndryshimin e orarit të mësimit. Kryetari i PD Lulzim Basha në takimin me gratë në Burrel ka theksuar se shprehja mësuesi është prindi i dytë do të kthehet në realitet.

Sipas tij pas orarit të mësimit prindërit do të kenë mundësi të zgjedhin për ti lënë edhe më tej në klasa

“Ne do të adoptojmë një orar të ri mësimor, që do të thotë që fëmijët mund të qëndrojnë në shkollë deri në orën 4 pasdite, nëse doëshiojnë familjet. Gjatë kësaj kohe fëmijët do t’i ofrohet një vakt i paguar nga buxheti i shtetit.”

Po në këtë orar, sipas Bashës do të bëhet e mundur që fëmijët të angazhohen në sporte.

“Do t’u jepet mundësia të mësoj gjuhën e huaj, apotë bëjë detyrat e shtëpisë, apo sport. “

Basha reformë parashikon dhe për shkollat e larta

“Ndaj, plani ynë për rinin është në fakt edhe një plan që ju vjen në ndihmë nënave shqiptare, familjeve shqiptare që parashikon që për të gjitha familjet që kanë nën 640 mijë lekë të ardhura në muaj, shteti do të subvencionojë 100% tarifën për bachelor dhe për master. E kjo nuk është një ndihmë e vogël.”

Kryetari i PD-së, premtoi gjithashtu edhe rritjen e pagave për mësuesit dhe pedagogët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat