Rama dha urdhrin, Komiteti e zbaton: Shqipëria mbyllet në orën 22:00, nisin fluturimet me Anglinë

Shqipëria

Rama dha urdhrin, Komiteti e zbaton: Shqipëria mbyllet në orën 22:00, nisin fluturimet me Anglinë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:09
Edi Rama

Pak ditë më parë Edi Rama dha urdhrin për të zgjeruar fashën e orarit, Komitetit Teknik sot nuk i ngeli gjë tjetër veç ta zbatojë atë.

Në një mbledhje të sotme, Komiteti Teknik është shprehur se nga dita e hënë, 12 prill do të shtyhet orari i mbylljes nga ora 20:00 në orën 22:00.

‘Zgjatet ora e lëvizjes nga ora 20:00 në orën 22:00. Masat nisin që nga dita e nesërme, e hënë’, tha Manastirliu.

Gjithashtu ajo bëri të ditur se do të nisin fluturimet me Britaninë e Madhe, pas disa muajsh mbylljeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat