Kryemadhi bën zotimin nga Kamza: Pas 25 prillit, do të ndërtojmë këtu një nga spitalet më moderne të Shqipërisë!

Shqipëria

Kryemadhi bën zotimin nga Kamza: Pas 25 prillit, do të ndërtojmë këtu një nga spitalet më moderne të Shqipërisë!

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:24
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim në Kamëz, tha se kjo bashki, është e 5-a në vend, sa iu përket popullsisë dhe shtrirjes gjeografike.

Ajo tha se është mëkat, që kjo bashki të mos ketë një spital, e u zotua se pas 25 prillit, do të ndërtohet në Kamëz një nga spitalet më modern në vend.

“E rëndësishme nuk është vetëm punësimi, por e ardhmja e fëmijëve tanë, e shqiptarëve, e jona. Sot, nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli, si sot dy javë numëruesit e LSI do të numërojnë fletët e votimit, që do të jenë të kuq, si flamuri shqiptar. Unë sot dua të them shumë gjëra, të them shumë fjalë, që kanë qenë të pamundura, por ne s’jemi ndalur për të bashkëbiseduar me ju.

Bashkia e Kamzës është e 5 në rang vendi nga popullsia, shtrirja. Një nga problemet kryesore që ka, është mungesa e spitalit. Ne si LSI e mbajmë fjalën, i qëndrojmë angazhimeve tona, jo vetëm që do e çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë kandidatëve në Kamëz, por do e çojmë këtë, sepse është detyrë qytetare, është humanizëm, por që një nga bashkitë më të mëdhaja, të ketë një nga spitalet më moderne në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat