Gjiknuri takim me banorët e Nartës: Zhvillimi i Vlorës i garantuar me votën për Partinë Socialiste

Shqipëria

Gjiknuri takim me banorët e Nartës: Zhvillimi i Vlorës i garantuar me votën për Partinë Socialiste

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:12
Damian Gjiknuri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim elektoral me banorë të Nartës në Vlorë.

Ai u kërkoi banorëve të tregohen të kujdesshëm, mos të gënjehen dhe të votojnë për parti të cilat kërkojnë regresin dhe destabilitetin.

“Nga ata të LSI-së ka ndonjë që vjen këtu por ata nuk përfaqësojnë asgjë fare, tani na ka ardhur Presidenti kandidat, nuk është më as ai Luan Rama, i përzunë të gjithë e nuk kanë besim më të njeri. Jam unë kandidat thotë! Për çfarë vjen ai? Që ti hedhi benzinë zjarrit, se bën thirrje do bëjë kryengritje, do tja bëj fora, do marrin armët! Këtyre njerëzve ju ka mbetur mendja tek turbullirat por Vlora e ka vuajtur njëherë 97-tën. Vlora kërkon qetësi, Vlora do zhvillim dhe ky zhvillim vjen i garantuar me votën për Partinë Socialiste. Ndaj, unë kërkoj që në mënyrë masive të shkoni të votoni Partinë Socialiste”, shtoi Gjiknuri.

Drejtuesi politik i socialistëve në Qarkun e Vlorës tha se mandati i tretë do të jetë mandat i transformimit rrënjësor të zonave rurale dhe kthimin e tyre në resurse turistike me potencial të rëndësishëm zhvillimi për qytetin.

“Kam një lajm të mirë, shumë shpejti nis puna për asfaltimin e rrugës së fshatit, risistemimi i gjithë rrugës dhe ardhja në fshat do të jetë shumë herë më e thjeshtë. Pse duam ne mandatin e tretë qeverisës apo pse duam 9 mandate në Vlorë?! Sepse ne demonstruam se punojmë dhe se deri më tani janë investuar 1 miliard euro. Në momentin që investohet rritet interesi, rritet vlera e pronës për ju. Do të ketë më shumë vizitor pasi fshati juaj është fshat historik. Në momentin që do të bëhet dhe qendra e fshatit që do të nisë së shpejti, do ti japim një simbolikë historike dhe do të ndiheni me të vërtetë lagje e Vlorës. Ne kërkojmë mandatin e tretë që punët e nisura ti çojmë deri në fund”, theksoi Gjiknuri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat