Salianji takim me korçarët: Ta zhdukim të keqen nga ka ardhur, votoni PD-në për të mirën e Shqipërisë

Shqipëria

Salianji takim me korçarët: Ta zhdukim të keqen nga ka ardhur, votoni PD-në për të mirën e Shqipërisë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:18
Foto nga takimi

Kandidati i PD në Korçë, Ervin Salianji, vijon takimet derë më derë në juglindje të vendin, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Salianji thekson se 25 prilli nuk është vetëm një ditë votimi që vjen vetëm njëherë në 4 vjet, por është një ditë ku do të zgjidhet mes të mirës, e së keqes.

Mesazhi i Salianjit:

Në çdo derë ??
Korçë, 25 prilli s’është vetëm një ditë votimi që vjen vetëm njëherë në 4 vjet. Por është një ditë ku do të zgjidhet mes të mirës, e së keqes. Një e keqe që duhet larguar njëherë e më parë, për t’i hapur rrugë të resë, ndryshimit, normales, zhvillimit. Prandaj është e rëndësishme, që të votoni, të votoni për Partinë Demokratike, për të mirën e Shqipërisë, sepse 25 prilli nuk do të diktojë vetëm se kush do të qeverisë 4 vitet e ardhshme, por sesi do të jetë Shqipëria 30 vitet e ardhshme. Prandaj ta degdisim këtë të keqe andej nga ka ardhur, e ta zhdukim, sa mos të ketë mundësi të kthehet më. Unë besoj, dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë. Sa të jemi bashkë, dhe të kemi qëllim Shqipërinë, kjo do të ndodhë. Votoni PD, votoni për të ardhmen. ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat