Maliqi: Nasip Naço u mashtrua nga Kryeministri. Klosi do mbetet në ajër, gropën ia bëri Rama

Shqipëria

Maliqi: Nasip Naço u mashtrua nga Kryeministri. Klosi do mbetet në ajër, gropën ia bëri Rama

Më: 15 prill 2021 Në ora: 00:52
Lefter Maliqi

Kandidati për deputet në Berat për LSI-në, Lefter Maliqi, ka komentuar ikjen e Nasip Naço-s, nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim tek Partia Socialiste.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Maliqi ka thënë se Naço është mashtrua nga Kryeministri EdiRama, që sipas tij kyi  fundit i kishte premtuar vendin e dytë në listë por më pas e kaloi në vendin e 4.

Më tej ai ka thënë se nuk ka asnjë shans që Partia Socialiste të marrë 4 mandate në qarkun e Beratit.

Lefter Maliqi: Unë nuk ngatërrojë miqësinë me politikën, por më vjen keq për Klosin, i cili do mbetet në ajër dhe gropën ia bëri Rama. Më vjen keq që Kryemashtruesi i premtoi vendin e dytë Nasip Naços dhe e dogji duke i lënë vendin e katërt. Nuk ka asnjë shans që PS të marrë 4 mandate në Berat.

Sondazhet e televizioneve të kapura nga kreu mafioz i rilindjes që ska lidhje me Partinë Socialiste që dogji Bushatin, Pandeli Majkon, Musa Ulqinin, Fatmir Xhafajn, Vasilika Hysin, duke arrestuar Arben Dokon, duke përzënë nga PS kryetarin e Bashkisë Vlorës, i cili ka qenë në krah të tij, duke shitur Saimir Tahirin. Prandaj kolegji zgjedhor hoqi emrat, dhe vendoi numrat. Nxjerrin spote për të mësuar qytetarët se si të votojnë.  

Megjithë këto skenare dhe mashtrime fitorja është e sigurt e Opozitës Bashkuar. Të jenë të bindur se shqiptarët nuk do të binden më as me lekë dhe as me thasë mielli.  Është detyrë e Kryeministrit të ardhshëm të mbajë premtimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat