Ambasadorja Yuri Kim apel shoqërisë civile: Nxitini të rinjtë që të votojnë, duke…

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim apel shoqërisë civile: Nxitini të rinjtë që të votojnë, duke…

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:15
Yuri Kim

Kur na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim kërkoi nga shoqëria civile që të monitorojnë procesin zgjedhor.

Gjatë një takimi që diplomatja amerikane zhvilloi në Vlorë me përfaqësues të shoqërisë civile, tha se ata duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për të nxitur qytetarët të votojnë.

“Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.

Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës Amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat