Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojnë 65 vëzhgues të OSBE-së

Shqipëria

Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojnë 65 vëzhgues të OSBE-së

Më: 17 prill 2021 Në ora: 07:49
OSBE

Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së do të vendosen javën e ardhshme në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Vëzhguesit do të punojnë me kolegët e tyre të institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Azaj Gulijev, që është nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, do të shërbejë si Koordinator Special dhe drejtues i misionit vëzhgues.

“Këto zgjedhje janë një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë për të demonstruar angazhimin e saj për zhvillimin demokratik dhe reformën”, ka thënë Gulijev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat