Klosi: Marrim 5-6 mandate, objektivi ynë ta shndërrojmë Beratin në kampion të Ballkanit në turizëm

Shqipëria

Klosi: Marrim 5-6 mandate, objektivi ynë ta shndërrojmë Beratin në kampion të Ballkanit në turizëm

Më: 18 prill 2021 Në ora: 06:36
Blendi Klosi

Në një intervistë në RTV Ora, kandidati i PS-së në Berat dhe ministri Blendi Klosi u shpreh se synimi i qeverisë është që zhvillojë Beratit të bëhet një stacion evropian turistik.

Klosi theksoi se të gjithë shtëpitë e lagjeve muzeale janë në rinovim e sipër dhe në tentativa për tu bërë hotelieri.

Klosi: Synimi ynë është që zhvillojmë Beratit të bëhet një stacion evropian turistik. Me shumë bukuri dhe kalanë, Berati është i bekuar me shumë bukuri natyrore dhe monumente.  Objektivi i shprehur edhe nga kryeministri është që ta shndërrojmë Beratin në një kampion të Ballkanit në turizëm. Berati është kampion i turizmit shqiptar se ka shumë vizitorë në raport me të tjetër. Po ashtu qarku ka krijuar një industri agro-përpunimi. Këtë ka një standard të rinj biznesi kjo edhe falë politikave të ndjekur nga qeveri jonë. Kemi ngritur një industri që është ndër nga arritjet më të mëdha.

Të gjithë shtëpitë e lagjeve muzeale janë në rinovim e sipër dhe në tentativa për tu bërë hotelieri. Ajo që qeveria duhet të bërë me shumë është ajo e hyrje dalje të qytetit. Rruga Lushnje -Berat ishte e shkatërruar, ndërsa sot kemi 6 rrugë që janë në ndërtim ose të reja tashmë. Po ashtu duam që të shtojmë edhe pikat e agro-turizmit në këtë qark që turistët të shijojnë jo vetëm turizmin si të tillë, por edhe prodhimet e këtij qarku.

Klosi shtoi se Berati është qarku ku lindi LSI dhe kjo ndarje e së majtës në Berat bëri që e majta kaq shumë e theksuar në këtë qark të humbasi në terren duke mos marrë 5 mandate.

Klosi: Berati është qarku ku lindi LSI dhe kjo ndarje e së majtës në Berat bëri që e majta kaq shumë e theksuar në këtë qark të humbësi në terren duke mos marrë 5 mandate. Ne duam t’i bashkojmë këto vota të majtës dhe këto vota të bashkuara do të japin mandatin 5 dhe do të tentojmë mandatin 6. Ne kemi një garë ku po mundohemi që të marrin votat e socialistëve dhe atyre të LSI-së që zhgënjyer nga kjo parti që janë afruar te ne. Ndërkohë LSI është në rënie dhe PD nuk është se ka rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat