Rama lëshon studion pas pyetjes: Pse bëhen tendera ku një kapele polici kushton 383 euro ?

Shqipëria

Rama lëshon studion pas pyetjes: Pse bëhen tendera ku një kapele polici kushton 383 euro ?

Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:56
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka braktisur njërën nga studio televizive gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.

Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përleshjeve herë pas here me drejtuesin e emisionit.

“Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, i tha Rama Babaramos në Report TV.

Ndërprerja erdhi pas 60 minutash pyetje rreth tematikave më të nxehta të aktualitetit politik kur mungojnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet.

Kryeministri foli edhe se nga ndryshon Aeroporti i Kukësit sot nga situata se si ka qenë në të kaluarën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat