Rama tha se Minishengeni është mundësi e heqjes së kufirit mes Kosovës edhe Shqipërisë, serbët e quajnë provokim

Shqipëria

Rama tha se Minishengeni është mundësi e heqjes së kufirit mes Kosovës edhe Shqipërisë, serbët e quajnë provokim

Nga: F.B Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:24
Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama, Mini-Shengenin e sheh si mundësi për “heqjen e kufirit mes Kosovës edhe Shqipërisë”, por konsideron se do të kalojnë vite që Kosova ta kuptojë këtë, shkruan Telegraf, e cila e quan provokim të ri nga Rama, transmeton “Bota Sot”.

Rama konstaton se ideja e “Shengenit regjional” u iniciua nga ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano si dhe ai është i pari që shtyu këtë ide tek liderët e vendeve anëtare që tash janë në këtë iniciativë.

Për Prishtinën sipas Ramës prioritet duhet të jetë dialogu me Beogradin, ashtu që Kosova të arrijë nivel më të lartë ekonomik dhe social.

“Shengenin regjional i pari e artikuloi Fatos Nano në kohën kur kjo u cilësua çmenduri, unë e kam përtëri sepse janë krijuar kushtet. Shengeni regjional do të thotë heqje e kufirit mes Kosovës edhe Shqipërisë, por derisa në Kosovë ta kuptojnë do të kalojnë vite dhe do të humbet kohë. Unë jam i pari që kam shtyrë Mini-Shengenin dhe kam dëshmitar, qysh në takimin e parë në Berlin”, ka thënë Rama.

Rama konsideron se për te “ardhmëria e Kosovës pa vendosmërinë që dialogu të përfundojë është e paqartë, jo në kuptimin e pavarësisë, por të kapaciteteve që mund të jenë krijohen në ngritjen e nivelit në aspektin ekonomik edhe social”.

“Duhet të shohim si do zhvillohet procesi në Kosovë”, tha Rama, që nuk ka dashur të komentojë për kryeministrin Kurti para 26 prillit kur përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat