Gazmend Bardhi justifikon vrasjen nga njeriu i tij në Elbasan: Po blinin vota për PS-në, janë grupi i Taulant Ballës

Shqipëria

Gazmend Bardhi justifikon vrasjen nga njeriu i tij në Elbasan: Po blinin vota për PS-në, janë grupi i Taulant Ballës

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:19
Gazmend Bardhi

Personi që qëlloi sot mbi Pjerin Xhuvanin është Arber Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gaz Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë.

Si pasojë ai ka vrarë Xhuvanin, dhe ka plagosur tre të tjerë. Autori është tashmë në pranga.

Gazmend Bardhi  ka qenë i shoqëruar në polici për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. Pas daljes nga policia mësohet se është shprehur se në makinën ku u vra Pjerin Xhuvani kishte brenda para dhe karta identiteti.

“Është një makinë e mbushur plot me para. Aty i kishit, ti kishit kapur. Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar. Trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë. Janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtet i Taulant Ballës.”-tha  Bardhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat