Basha në Vlorë: Rama po ju gënjen për legalizimet, do prishë 110 000 shtëpi

Shqipëria

Basha në Vlorë: Rama po ju gënjen për legalizimet, do prishë 110 000 shtëpi

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:46
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha u ndal sot në Vlorë ndërkohë që na ndajnë tri ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kryedemokrati deklaroi se Rama po i gënjen sërish qytetarët për legalizimet, duke shtuar se ai do të prishë 110 mijë banesa.

“Rama do prishë 110.000 shtëpi. Njeriu qe ju gënjeu dhe s’bëri asgjë për 8 vjet, po ju gënjen prapë për legalizimet! Mos ja hap derën dështimit për të tretën herë! Të dielën Rama do largohet bashkë me kriminelët, shitblerjen e votës dhe korrupsionin e tij. Shqiptarët do votojnë 9 për ndryshim që të sjellim një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për vendin”, tha Basha.

“Vëllezër dhe motra për 8 vite me radhë njeriu që nuk bëri asgjë, që e zbrazi Vlorën nga rinia e saj, që i la pensionistët në baltë, që shkatërroi bujqësinë, njeriu që premtoi hënën dhe diellin, por e ktheu Vlorën në çifligun e klientëve dhe oligarkëve të miqve të tij, po vjen sërish të trokas me të njëjtat dështime të 8 vite më parë, duke e konsideruar Vlorën pronën e tij dhe vlonjatët robërit e tij. Vlora dhe vlonjatët i takojnë vetëvetes, i takojnë kombit, dhe e kanë treguar që për liri, demokraci, nuk ka forcë që i ndal. Edhe 3 ditë na ndajnë, nga dita e ndarjes me 8 vite dështime”, tha kreu i PD.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat