Euronews: Zgjedhjet në Shqipëri, moment kyç në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Shqipëria

Euronews: Zgjedhjet në Shqipëri, moment kyç në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Më: 24 prill 2021 Në ora: 14:54
Ilustrim

Dy nga rivalët e hidhur politikë të Shqipërisë mbajtën tubime përmbyllëse të Premten përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës që shihen si një moment kyç në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, iu drejtua mbështetësve në Vlorë. Partia e tij zotohet se do ta kthejë Shqipërinë në një "kampione" në disa sektorë duke përfshirë energjinë dhe turizmin.

Por vendi ka kaluar një periudhë të vështirë nga COVID-19 dhe tërmeti shkatërrues që e goditi në 2019.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një tubim në kryeqytetin, Tiranë. Ai akuzon qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Basha po premton taksa më të ulëta, paga më të larta dhe më shumë mbështetje sociale dhe financiare.

Shqipëria ka qenë një anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe synon të çelë negociatat e saj të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, këtë vit.

Rreth 3.6 milion njerëz kanë të drejtë të votojnë, duke përfshirë shumë shtetas shqiptarë që jetojnë aktualisht jashtë.

Ata do të zgjedhin 140 ligjvënës nga rreth 1,820 kandidatë që i përkasin 12 partive politike ose koalicioneve.

Ligji zgjedhor i reformuar

Vitin e kaluar, partitë kryesore politike të Shqipërisë miratuan reformat zgjedhore pas dy ditë takimesh në rezidencën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë.

Ligjet e reja ndoqën rekomandimet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila ka monitoruar zgjedhjet post-komuniste të vendit që janë cënuar gjithmonë nga parregullsi.

Ligji garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke u përqendruar në identifikimin elektronik të votuesve, pjesërisht depolitizimin e komisionit zgjedhor dhe një projekt pilot për dixhitalizimin e plotë të procesit të votimit dhe numërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat