Të sëmurët me covid nuk kanë të drejtë të votojnë! Sa raste aktive janë në Shqipëri aktualisht

Shqipëria

Të sëmurët me covid nuk kanë të drejtë të votojnë! Sa raste aktive janë në Shqipëri aktualisht

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur kohë më parë që qytetarët që rezultojnë të infektuar me koronavirus nuk mund të shkojnë në qendrat e votimit.

Sipas të dhënave të ditës së sotme të kësaj ministrie, raste aktive me covid 19 janë 23,021, që do të thotë se këta qytetarë nuk kanë të drejtë të shkojë në qendrat e votimit.

Ende nuk dihet nëse vendimi i marrë kohë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zbatohet në terren.

Kreu i KQZ tha se çdo qytetar që do të shkojë në qendrat e votimit do të mund të votojë pasi nuk ka ndonjë mekanizëm që mund t’i ndalë që të mos hedhin votën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat