“Surprizon Rrogozhina dhe Kavaja”, Grida Duma: Jemi drejt një rezultati të jashtëzakonshëm

Shqipëria

“Surprizon Rrogozhina dhe Kavaja”, Grida Duma: Jemi drejt një rezultati të jashtëzakonshëm

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:10
Grida Duma

Në një komunikim për mediat , Grida Duma theksoi se deri tani rezultatet janë në favor të Partisë Demokratike.

Kandidatja e Partisë Demokratike në Kavajë, tha se surpriza sipas saj mbetet Rrogozhina, edhe pse nuk është njohur si bastion i PD-së, rezultatet janë pozitive për këtë forcë politike, ku PD-ja ka shënuar nëj rritje me 30-50%, ndërsa PS ka një rënie të konsiderueshme me 30-40%.

Duma: "Shqiptarët kudo kanë votuar Partinë Demokratike, "Aeancën për Ndryshim" dhe ky është fakt që nuk ç'bëhet më. Në Kavajë dhe në Rrogozhinë kemi nisur dhe jemi në përfundim të numërimit të njësive administrative, të cilat kanë një rezultat që nuk e prisnim. Ka bastione si Golemi që Partia Demokratike ka një rritje rreth 30-50% dhe Partia Socialiste ka një rënie të konsiderueshme midis 30 dhe 40 %.

Nuk e prisnim qe do të kishim një rezultat të tillë në Kavajë apo në Rrogozhinë. Pa asnjë dyshim shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe presim nag çasti në çast që ky rezuttat final të përcaktojë dhe fitoren. Do të jetë një rezultat i një fitoreje të jashtëzakonshme që shqiptarët po e presin."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat