Sherri në KZAZ 30 në Tiranë/ Pampuri sqaron si ndodhi ngjarja: Dy persona dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD

Shqipëria

Sherri në KZAZ 30 në Tiranë/ Pampuri sqaron si ndodhi ngjarja: Dy persona dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD

Më: 26 prill 2021 Në ora: 23:33
Oriola Pampuri

Oriola Pampuri ka sqaruar detajet nga konflikti  në shkollën “1 Maji” në Tiranë ku ndodhet KZAZ 30 dhe pretendon se është dhunuar një përfaqësues i PD.

“PS dhe PD janë paraqitur tek dera e shkollës. Brenda ishin dy persona që kishin badgen e KQZ, në momentin kur po nisnin procesin e numërimit ngacmuan dhe dhunuan, përgjakën vëzhguesin e PD së bashku me të afërmin e tij duke krijuar një atmosferë dhune.

Kur pyetëm se kush ishin këta persona, vëzhguesit e PS, përfaqësuesit e PS dhe të kqz nuk i njihnin. Ata janë persona të paidentifikuar, dhunues që u paraqiten me badge.

Dy përfaqësuesit nga KQZ nuk kishin infgormacion për këta persona. Jashtë më thonë se janë dhunuar dhe djem të tjerë, përfaqësues të PD. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë. Unë kam qenë gjithë kohës këtu brenda dhe persona të tjerë dhunuan përfaqësuesin e PD”, tha Pampuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat