Fituan 3 mandate në Gjirokastër, Çuçi publikon momentet e festës

Shqipëria

Fituan 3 mandate në Gjirokastër, Çuçi publikon momentet e festës

Më: 27 prill 2021 Në ora: 06:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

U mbyll procesi i numërimit në Gjirokastër ku Partia Socialiste ka fituar 3 mandate, kurse PD vetëm 1

Kandidati i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi i cili ishte i treti në listën e PS, publikoi në profilin e tij në Facebook një video nga festa e socialistëve pas numërimit të votave të fundit në Qarkun e Gjirokastrës.

“Pikërisht në momentin kur duhej më shumë se asnjëherë tjetër të vazhdonim përpara dhe të besonim te Shqipëria e së ardhmes, ne ditëm të ishim bashkë. Kemi fituar 3 mandate në qarkun Gjirokastër dhe s’ka dyshim që është një fitore në mbarë Shqipërinë. FALEMINDERIT çdo votuesi, çdo banori të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Memaliajt, Këlcyrës, Libohovës e Dropullit, që besoi te unë, që besoi te Partia Socialiste dhe ekipi jonë. Mirënjohje edhe për ata votues që nuk besuan tek ne. Unë do jem deputet edhe për ta, ne do të punojmë edhe për ju. Kjo është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët që kemi nisur dhe për të bërë shumë më shumë sesa bëmë këto dy mandate”, shkroi Çuçi në rrjetin social.

“Faleminderit skuadrës sonë të kandidatëve, kryebashkiakëve, kryetarëve të partisë, kryetarëve të organizatave socialiste dhe çdo anëtari e aktivisti të PS-së, që punoi për të arritur këtë sukses, i cili nuk është thjesht suksesi i një force politike që ka fituar zgjedhjet e radhës. Ky është suksesi jonë i përbashkët, është një fitore për Shqipërinë që vendosi të mos kthehet prapa. Çdo ditë të këtij mandati të tretë do ta shfrytëzojmë për të bërë punë më të mira, investime më shumë, për të ringritur ekonominë pas goditjes që i dha tërmeti e pandemia dhe për të qenë në lartësinë e nevojave të qytetarëve. S’ka kohë për pushim”, shtoi Çuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat