Prokurori i Përgjithshëm njoftim për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve

Shqipëria

Prokurori i Përgjithshëm njoftim për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Prokuroria e Përgjithshme së fundmi ka njoftuar për të gjitha hetimet e veprave penale që janë kryer gjatë procesit zgjedhor, apo gjatë fushatave elektorale.

Sipas njoftimit përgjatë periudhës 23.04.2021 – 26.04.2021 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Nga referimet në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për veprat e sipërcituara rezulton se janë regjistruar 8 procedime penale, 18 materiale kallëzuese janë në fazën e verifikimit paraprak dhe 6 materiale kallëzuese i janë transferuar SPAK –ut për kompetencë lëndore.

Sipas hetimeve rezulton se:

Për veprën penale, “Pengimi i subjekteve zgjedhjore” -  2 Kallëzime ardhur me transferim;

Për veprën penale, “Shkelja e fshehtësisë së votimit” - 2 Kallëzime regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” - 3 Kallëzime regjistruar kryesisht dhe 1 material kallëzues ardhur me transferim;

Për veprën penale, "Përdorimi i funksionit publik” -  11 Kallëzime regjistruar kryesisht si dhe 8 materiale kallëzuese të ardhura me transferim;

Për veprën penale, “Pengimi i zgjedhësit” -  1 Kallëzime regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, “Shpërdorim detyre ne lidhje me aktet ligjore per zgjedhjet” -  7 Kallëzime regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” - 1 Kallëzim ardhur me transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat