"Fali, se nuk dinë ç’bëjnë!” Meta uron Pashkët: Sado i lartë të duket "mali" i së keqes, e mira do të triumfojë

Shqipëria

"Fali, se nuk dinë ç’bëjnë!” Meta uron Pashkët: Sado i lartë të duket "mali" i së keqes, e mira do të triumfojë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 20:23
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar besimtarët në të gjithë Shqipërinë që kremtojnë nesër ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

Si një vit nën masat anti Covid, besimtarët ortodoksë në vendin tonë do ta festojnë këtë ditë të shënuar duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

Ndërkohë, meta shkruan dita e Ngjalljes së Krishtit është dita e triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën, të së mirës ndaj së keqes dhe të dashurisë mbi urrejtjen.

Meta: Të dashur besimtarë ortodoksë, Gëzuar Festën e Shenjtë të Pashkës, Ditën e Ngjalljes së Krishtit, të triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën, të së mirës ndaj së keqes dhe të dashurisë mbi urrejtjen. Lutja e fundit e Krishtit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!”, na kujton se "helmimi" i familjes, i shoqërisë dhe i politikës nga fenomenet e errëta duhet luftuar me kryengritjen paqësore të madhështisë së dashurisë dhe faljes, që na mësoi dhe predikoi me vepra Biri i Perëndisë.

Meta shton se Festa e Dritës, që kurrë nuk perëndon, na kujton sot se sado i lartë të duket "mali" i së keqes, e mira do të triumfojë sepse shpresa me besimin në Zot nuk vdes asnjëherë.

Meta: Shumë përpiqen ta shmangin këtë parim, por siç na mëson Ungjilli: "Të bekuar janë ata, që frymëzohen nga falja, e cila buroi nga varri i Krishtit. Të bekuar janë ata, që kërkojnë dashurinë e Tij, që kapërcen çdo mendje”. Festa e Dritës, që kurrë nuk perëndon, na kujton sot se sado i lartë të duket "mali" i së keqes, e mira do të triumfojë sepse shpresa me besimin në Zot nuk vdes asnjëherë, por ajo është e gjallë dhe do të ngjallet si Krishti. Me urimet më të përzemërta për popullin shqiptar, për më shumë shëndet, paqe e begati në familjet tuaja! Gëzuar pashkën! Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall.

Një nga elementët më të njohur të kësaj feste janë veza e kuqe, buka e ëmbël dhe flaka e shenjtë të kësaj dite të lidhur me veprimtarinë dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat