Brataj dhe psikiatrja Rreli tregojnë a rrezikojmë për një valë të re virusi pas zgjedhjeve

Shqipëria

Brataj dhe psikiatrja Rreli tregojnë a rrezikojmë për një valë të re virusi pas zgjedhjeve

Më: 5 maj 2021 Në ora: 08:57
Brataj dhe psikiatrja Rreli

Ditën e sotme Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ishte i ftuar në “ABC e Mëngjesit” ku ka deklaruar se situata në spitalet Covid paraqitet e normalizuar.

Ndër të tjera ai u shpreh se 10 ditë pas zgjedhjeve pritet një rritje e lehtë për shkak të afërsisë që njerëzit kishin me njëri-tjetrin, por megjithatë vera është favorizuese.

“Situata vetë e tregon që jemi në gjendje të mirë të infektuesve. Për fatin e mirë janë të gjithë në minimum që nga fillimi i pandemisë. Edhe vera do na ndihmojë se është në favorin tonë.

Sigurisht që do ketë një rritje të lehtë pas dy valësh që kaluam se u panë kontaktet e afërta dhe shumë persona nuk e dinë që e kanë. Telefonatat janë aty te 2 mijë për 24 orë, vazhdojnë vizitat për Covid. Ka një javë që kërkesat shkuan gati zero, madje arriti edhe 15 telefonata. Edhe te të shtruarit ishin zero”, tha Brataj.

Ndërsa psikiatrja Arjana Rreli deklaroi se zgjedhjet kanë qenë një faktor stresant për njerëzit. E pyetur nga gazetari Kel Demi, ajo tha se lajmet kanë shkaktuar më shumë stres se masat e vendosura nga Komiteti.

“Në fakt në një farë mënyrë lajmi në media duhet të jetë i përzgjedhur. Ne kishim rastet e vetvrasjeve në spitalet Covid. Mënyra se si u trasmetuan patën një ndikim të madh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat