Grida Duma: PS përdori paratë për të bindur elektoratin gri, PD u dëmtua nga emigrimi

Shqipëria

Grida Duma: PS përdori paratë për të bindur elektoratin gri, PD u dëmtua nga emigrimi

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:36
Grida Duma

Deputetja e zgjedhur Grida Duma, u shpreh se fenomeni i emigrimit e ka goditur rëndë Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E pranishme në studion e “Ilva Now”, znj. Duma tha se qytetarët, të cilët kanë ikur vitet e fundit nga Shqipëria nuk kanë pasur asnjë lidhje me pushtetin dhe një largim i tillë ka ndikuar në tkurrjen e votës për selinë blu.

“Që të marrësh 37 mijë diferencë, kur ti s’ke asnjë pushtet, do të thotë se besim ka qenë shumë i madh. Ne na ka goditur emigrimi, ne PD-së, sepse është fare e arsyeshme se ata që kanë ikur nga Shqipëria nuk kanë pasur asnjë relatë me të majtët”, tha Duma.

Ajo tha se Partia Socialiste përdori paratë e buxhetit të shtetit për të “bindur” të pavendosurit, dhe kjo për znj. Duma ka bërë, që selia rozë të merrte më shumë vota se Partia Demokratike.

“Sa i përket pjesëmarrjes së zgjedhje dhe rritjes së PD ka rritje jo nga 2017 nuk ka diskutim, por them se ka rritje nga 2013. E vetmja zgjidhje që kishte PS, ishte përdormi i parave të buxhetit për të nxjerrë zonën gri. Në Tiranë ka shumë njerëz që nuk duan të votojnë dhe ne për herë të parë u përballëm me partinë e të pavendosurve, ishte shumë e madhe dhe këta të pavendosur në momentin e fundit duket se kanë vendosur të reagojnë”, tha Duma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat