Balla inspekton punimet për asfaltimin e rrugës në Rrajcë Sutaj: Këto akse do të zhvillojnë agro-turizmin

Shqipëria

Balla inspekton punimet për asfaltimin e rrugës në Rrajcë Sutaj: Këto akse do të zhvillojnë agro-turizmin

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:25
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka inspektuar punën për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Rrajcë Sutaj në Prrenjas.

Balla në fjalën tij Balla deklaroi se shtrimi i rrugëve do të zhvillojnë agro-turizmin e zonës.

“Nuk kemi kohë për pushim prandaj sot jemi në Rajcë për të ndjekur nga afër punimet që po kryhen në shtrimin me asfalt të rrugës kryesore të Rrajcës.

Kjo është faza e parë e një projekti. Synimi jonë është zhvillimi i agro-turizmit në këtë zonë. Është koha që ta zhvillojmë Rrajcën. Shumë shpejt do të financojmë me 5000 euro çdo familje Në Rrajcë që do ta kthejë shtëpinë në bujtinë. Kjo do të bëhet për turistët e kësaj zone përrallore. Është mbyllur edhe investimi në rrjetin e ujit të pijshëm, një investim rreth 5 milion eurosh. Këto investime e bëjnë Rrajcën një zonë më një infrastrukturë komode për turistët”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat