Blendi Fevziu rrëfen për fëmijërinë: Deri 6 vjeç nuk kam qenë fëmijë i qetë, ja për çfarë isha më shumë kurioz

Shqipëria

Blendi Fevziu rrëfen për fëmijërinë: Deri 6 vjeç nuk kam qenë fëmijë i qetë, ja për çfarë isha më shumë kurioz

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:03
Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer për jetën e tij te Dola te Ola, ai e nisi duke thënë se ka patur fatin të bëjë punën që gjithmonë ka ëndërruar.

Duke u kthyer pas në kohë nëpërmjet fotove, ai tha se të dy prindërit e tij kishin studiuar për gjuhë shqipe dhe letërsi dhe për të birin nuk ishin dakord që ai të vazhdonte studimet për të njëjtin profesion.

Gazetari rrëfeu se nga fëmijëria e hershme nuk kujtonte shumë detaje, por mesa i kishin treguar, tha se deri në moshën 6-vjeçare nuk ka qenë një fëmijë i qetë. Ndryshe nga shumë fëmijë Blendin e kanë tërhequr sendet dhe objektet e vjetra. “Kam qenë fëmijë shumë kurioz, më shumë me sendet se sa me njerëzit”, u shpreh ai.

Ndërkohë nga adoleshenca ai kujtoi se ka qenë një adoleshent normal pa ndonjë shpërthim. Sipas Blendit, njeriu është produkt i rrethanave me të cilat përballet në jetë dhe në formimin e tij ndikojnë shumë faktorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat