"Na nxori me vonesë në fushatë"/ Kadilli: Nuk ka dritë në fund të tunelit, nëse Basha qëndron edhe katër vite

Shqipëria

"Na nxori me vonesë në fushatë"/ Kadilli: Nuk ka dritë në fund të tunelit, nëse Basha qëndron edhe katër vite

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:03
Fatbardh Kadilli

I vetëshpallur si kandidat për postin e kreut të PD-së, Fatbardh Kadilli deklaroi në studion e “Breaking” në Top News deklaroi se nëse Basha do të jetë edhe katër vite në krye të opozitës atëherë nuk do të ketë dritë në fund të tunelit të demokratëve, duke nënkuptuar se PD-ja do të jetë në opozitë edhe në beteja e ardhshme elektorale.

“PD ka qenë me vetëmohim në funksion të tij, ekipi që kanë pranë ka qenë shumë mirë. Grupi i huaj që ka punuar ka bërë punë shumë të mirë. Nëse këta i bën larg nga konsultimi politik nuk mund të bëjnë asgjë më shumë se kaq. Na nxore me vonesë në fushatë i rrotullove njerëzit që nuk kishin qenë më parë. Nuk dinin emrat e fshatrave në zona, Ne vijmë rrotull sepse zotëria ka frikë se iks apo ypsilon person i krijon një peshë politike. Veç vonesave po ju jap edhe këtë element”, tha Kadilli.

Sipas tij, kjo shtyrje në kohë e analizës së humbjes së zgjedhjeve është një fyerje për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ai shtoi se nëse zgjidhet kryetar i PD-së do të drejtojë partinë në një metodë të re, ku kryetari shkon te demokratët dhe jo që rrethohet në zyrën e PD-së me njerëzit e tij, duke e kthyer si një kompani private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat