U vra me armë zjarri nga shoku i tij, reagojnë miq dhe të afërm të Mehmet Qemas: S’po mund ta besojmë!

Shqipëria

U vra me armë zjarri nga shoku i tij, reagojnë miq dhe të afërm të Mehmet Qemas: S’po mund ta besojmë!

Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:30
Vrasja në lagjen “5 Maji”

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kaluar, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema.

Qema u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 28-vjeçari Marius Dema, me të cilin kishte qenë edhe i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se përse 28-vjeçari e ka qëlluar me plumb në gjoks duke i marrë edhe jetën.

Të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, miq dhe të afërm të Mehmet Qemas kanë reaguar përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja Baby G, e cila njihej me viktimën nëpërmjet Blerim Hotit, me të cilin kishte patur një lidhje dashurie, person ky i shpallur në kërkim nga policia për moskallëzim krimi, e tronditur nga kjo ngjarja e rëndë shkruan se ende nuk mund ta besojë: “Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”.

Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe ende nuk mund të besojnë se miku i tyre ka humbur jetën.

“Ngushëllime familjes Qema nga Hasi. Thjesht spo muj me besu cka paska ndodh. U prefsh në paqe Tallman”, shkruan Getinjo.

Një tjetër reagim vjen edhe nga këngëtari Don Xhoni, i cili shkruan: “S’ka shumë kohë qet njoftova. Po vlla e ke pas ni zemer t mir, djal i vendost e trim Allahu n’kit muj Ramazani t’shpërbleft me xhenet ngushllime familjes e shokve. ‘My bro Doni’ sa her m’ke pa qishtu m’ke than ‘Zoti të bekoftë vëlla’”.

Pas negociatave me avokatët dhe familjarët, paraditen e sotme u vetë dorëzua autori i ngjarjes, Marius Dema dhe Frenkli Myftari, një nga personat që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen.

Personat e tjerë të shpallur në kërkim për veprën penale moskallëzim krimi janë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat