Besimtarët myslimanë në Fier festojnë festën e Fitër Bajramit

Shqipëria

Besimtarët myslimanë në Fier festojnë festën e Fitër Bajramit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Që në orët e para të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur Namazin në xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. 

Namazi u fal në orën 07:00 dhe Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli ka uruar dhe përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai ka përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njeri-tjetrit e sidomos për më shumë besim, duke konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga zoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat