Rruga në Klos prej dy muajsh e shembur, banorët: Rrezikojnë të bien poshtë fëmijët

Shqipëria

Rruga në Klos prej dy muajsh e shembur, banorët: Rrezikojnë të bien poshtë fëmijët

Më: 13 maj 2021 Në ora: 16:33
Rruga në Klos

Shembjet e rrugës në lagjen "Çupi" në Klos po vënë në rrezik jetën e banorëve.

Dy muaj më parë, një pjesë e konsiderueshme e aksit është  shembur.

Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, dhe e rrezikshme për këmbësorët.

Banorët thonë se ndjehen të rrezikuar për vete dhe familjarët.

"Mjetet nuk kalojnë dot, duket ajo edhe bagëtitë. Po më kryesorja janë fëmijët," thotë një banor.

"Rruga duhet se s'bën, ne jemi fshatarë kalojmë me lopë, fëmijët shkojnë në shkollë çdo ditë, të sëmurë kemi pleq në shtëpi," thotë banorja.

"E kemi problem shumë të madh kur nisën fëmijët për në shkollë. Dalim i përcjellim deri këtu se mos shtyjnë njëri-tjetrin, plus pastaj ne jemi fshatarë do çojmë bagëtitë t'i kullosim kemi frikë se na bjenë poshtë," thotë banorja.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga bashkia e Dibrës, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim.

"Them se i ka ardhur momenti t'i japin zgjidhje kësaj pune, kështu e gjykoj dhe shpresoj," thotë banori.

"Nuk ka dy muaj që kemi bërë kërkesë për këtë rrugë. Ne jemi një lagje këtu. Sa mirë erdhën për votime më thanë pas votimeve do vijë bashkia ta bëjë rrugën, pse nuk erdhi bashkia?" thotë banorja.

Më shumë se 15 familje që kalojnë çdo ditë në këtë aks të dëmtuar si pasojë e terrenit të paqëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat