“U ça sherri do kesh ti sot..”, çfarë do të ndodhë sonte në "Opinion", Fevziu paralajmëron gazetaren

Shqipëria

“U ça sherri do kesh ti sot..”, çfarë do të ndodhë sonte në "Opinion", Fevziu paralajmëron gazetaren

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:54
Blendi Fevziu

Moderatori Blendi Fevziu ka parashikuar “rrëmujë” në emisionin e tij, ndërsa flet për fenë dhe lidhjen me shqiptarët. Teksa fliste me gazetaren Gerta Zaimi, Fevziu e ka pyetur në lidhje me besimin e saj, e cila iu përgjigj negativisht. Pikërisht në këtë moment, moderatori ka parashikuar përplasje mes saj dhe pastorit Paulin Vilajeti. 

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Ti beson në Zot?

Gerta Zaimi: Jo!

Fevziu: Je ateiste?

Gerta Zaimi: Po

Fevziu: U ça sherri do kesh ti sot me pastorin.

Paulin Vilajeti: Mirë se iu gjeta, Zoti iu bekoftë!

Fevziu: Mua? Ishalla!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat