Iva Tiço: Hallka problematike prodhimi vendas, nuk mund të bësh turizëm me produkte importi

Shqipëria

Iva Tiço: Hallka problematike prodhimi vendas, nuk mund të bësh turizëm me produkte importi

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:49
Iva Tiço

Iva Tiço foli në studion e “Ilva Now” mbi faktorët shqetësues në lidhje me turizmin në Shqipëri dhe çfarë duhet bërë për t’i rregulluar. Ajo i vuri theksin prodhimit bujqësor vendas, një element kyç sipas saj për të sjellë përfitime ekonomike nga sezoni turistik.

“Hallka kryesore që për mua konkurron në vendet e rajonit është prodhimi bujqësor. Nuk mund të pretendosh që të bësh turizëm me çmime të ulëta që të kenë fitim të gjithë dhe të mundet të shkojë konsumatori shqiptar me produkte eksporti”, u shpreh znj. Tiço.

Iva Tiço tha se janë shijet e konsumatorit ato që përcaktojnë tregun dhe sipas saj, qeveria duhet të investojë në bazë të përcaktimeve që bëjnë konsumatorët.

“Ajo që unë kam parë ka qenë tregu, ka qenë vetë konsumatori shqiptar që e ka kërkuar dhe më pas qeveria ka ndjekur trendin e turizmit. Ishte vetë konsumatori i pari që shkoi në jug, pastaj u bë jugu”, tha Iva Tiço.

Znj. Tiço listoi një serë elementësh që duhen pasur parasysh përpara fillimit të sezonit turistik, siç është pastrimi i plehrave, betonizimi, stafi i sektorit të turizmit dhe investime të mëdha infrastrukturore.

Duhet të ketë investime të mëdha, në aeroporte, në rrugë të mëdha. Përgatitja e stafeve për të pritur turizmin pasi ajo për të cilën ankohen njerëzit shumicën e kohës është shërbimi. Sigurisht që duhet të punohet shumë me plehrat, ndotjen dhe betonizimin. Kemi një Durrës të shkatërruar dhe një Vlorë të rregulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat