Pandemia në vend drejt shuarjes, Alimehmeti: Maska në publik të hiqet. Nuk do ketë valë të tretë të madhe

Shqipëria

Pandemia në vend drejt shuarjes, Alimehmeti: Maska në publik të hiqet. Nuk do ketë valë të tretë të madhe

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:34
Ilir Alimehmeti

Shumica e qytetarëve të Tiranës duket se e kanë braktisur maskën gjatë frekuentimit të ambienteve të jashtme publike.

Pamjet e filmuara në disa rrugë të Tiranës paraditen e 14 majit dëshmojnë qartë se vetëm një pakicë, kryesisht të moshuar, qarkullojnë me maskë në rrugë.

Eksperti epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se ka ardhur koha që disa masa kufizuese të rishikohen menjëherë, duke nisur nga heqja e maskës në rrugë, mjafton që të respektohet distancimi social.

Parë ecurinë dhe treguesit pandemikë në vend eksperti epidemiolog thotë se Shqipëria nuk do të përjetojë më valë të reja të COVID-19 si ato që u regjistruan në muajt dhjetor 2020 dhe shkurt 2021.

Sipas mjekut imuniteti i tufës nuk duhet marrë si mekanizëm mbrojtje ndaj personave të pavaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar COVID-in, për aq kohë sa virusi COVID-19 do të jetë në qarkullim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat