Vrasje dhe ngjarje kriminale në Vlorë, policia ngre pika kontrolli gjatë natës, disa të ndaluar

Shqipëria

Vrasje dhe ngjarje kriminale në Vlorë, policia ngre pika kontrolli gjatë natës, disa të ndaluar

Më: 15 maj 2021 Në ora: 10:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Duke marrë shkas nga vrasja e biznesmenit Bledar Birçajt, të cilit iu bë atentat në një rrugë të populluar në Vlorë, policia është angazhuar për kontrolle në terren.

Mësohet se policia gjatë natës ka ngritur pika kontrolli në disa pika të qytetit bregdetar, ndërsa disa persona janë ndaluar.

Kontrollet në fjalë janë bërë për ndalimin e personave me precedentë penale, që janë në kërkim.

Ndërkohë kujtojmë se pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën më 10 maj, pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat