Humbën jetën dy persona: Rruga në Lushnje pa sinjalistikë, ura pa mbrojtëse

Shqipëria

Humbën jetën dy persona: Rruga në Lushnje pa sinjalistikë, ura pa mbrojtëse

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:49
Foto

Xhezmi Oshafi, 68-vjeç dhe një e re që ndodhej me të në makinë, janë dy personat që humbën jetën të premten në Urën e Fshatit Bubullimë në Lushnje.

Shkaqet e aksidentit të rëndë me dy viktima ende nuk janë zbardhur të plota, por Ora News është rikthyer në vendin ku ndodhi tragjedia.

Rruga pa sinjalistikë, ura pa mbrojtëse, e kthesa të rrezikshme janë ajo që mund të vërehet me sy të lirë.

Të tronditur nga ngjarja banorët e zonës, shprehen të revoltuar ndaj autoriteteve për kushtet e rrugës, pasi janë të vetëdijshëm që ato janë tërësisht jashtë standardeve.

"Makinë hyn, makinë del, ura është shumë e ngushtë në krahasim me rrezikun që paraqet. Pa sinjalistikë, pa mbrojtëse anësore. Natën është edhe më rrezik, nuk ka ndriçim as sinjalistikë."

Aksidentet rrugore në vendin tonë vijojnë të marrin jetë njerëzish, herë për shkak të shkeljes së rregullave nga shoferët por edhe për kushtet e akseve rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat