Hajdarmataj: Krimi i organizuar bëhet më i fuqishëm kur mbështetet nga politika

Shqipëria

Hajdarmataj: Krimi i organizuar bëhet më i fuqishëm kur mbështetet nga politika

Më: 18 maj 2021 Në ora: 20:49
Arben Hajdarmataj

Ish- drejtuesi i policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj, ka folur në lidhje me vrasjen e  Endri Mustafës, ditën e djeshme në zonën e Livadeve në Shkodër.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Hajdarmataj, shprehet se autorët kanë dashur të nxjerrin informacion teksa shton se ishte një vrasje e organizuar.

"Autorët kanë pasur kohë të merren me viktimën. Autorët e krimit kanë dashur të nxjerrin një informacion nga viktima, pastaj nëse ia kanë arritur qëllimit apo jo mbetet për t’u parë. Mënyra e ekzekutimin është një mesazh, ndoshta për lidhje e viktimës. Shyqyr që marrim informacione nga mediat se nga ana e policisë dhe prokurorisë shqiptare jemi gjithmonë në kuadrin e mungesës së informacionit.

Policia asnjëherë  nuk sqaron rrethanat për ngjarjen. Në këtë vrasje janë të përfshirë dy tre fise   ose të paktën policia ka shpallur një person në kërkim, i cili është me rekorde kriminale. E shoqja jep deklarata për një fis tjetër që ne e shohim se ka qenë i përfshirë thellë në politikë."

Më tej, ai thotë se pas vrasjes së Shkodrës, po edhe vrasjeve të tjera fshihen personazhe që kanë lidhje me politikën.

Ai thotë se nëse krimi bashkëpunon me politikën bëhet më i fuqishëm.

Janë personazhe e botës së krimit të përfshirë me lidhje politike dhe kjo e bën më të mistershme situatën. Ishte krimi organizuar. Në tërësi krimi i organizuar fuqizohet kur ka mbështetje politike. Krimi në bashkëpunim me politikën bëhet shumë i rrezikshëm, sepse politika është ajo që ushqen krimin ose më mirë të themi se politika është partner me krimin, nëpërmjet strukturave të saj. Policia është e pafuqishme që të godasë.

Këta kriminelë darkojnë, drekojnë, ndajnë para me pushtetarët  dhe pastaj bëhen shumë të fuqishëm sa një ditë do ta godasin edhe vetë pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat