Tentoi të rrëmbente një person dhe më pa se qëlloi me armë zjarri në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, arrestohet 47-vjeçari në Fier

Shqipëria

Tentoi të rrëmbente një person dhe më pa se qëlloi me armë zjarri në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, arrestohet 47-vjeçari në Fier

Më: 21 maj 2021 Në ora: 08:42
Ilustrim

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier i akuzuar për Vrasja me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Bëhet me dije se është arrestuar Viktor Selmanaj, banues në Patos, i cili, së bashku edhe me 4 persona të tjerë më 17 gusht të 2020 në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë Klaudjo Sulajn dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të plagosur.

Selmanaj u shpall në kërkim, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, vendosi për të masën e sigurimit "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, ku vijojnë të jenë në kërkim 4 personat e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat