Konflikt për motive pronësie në Fier, shoqërohen 2 persona, sekuestrohet arma dhe municion luftarak

Shqipëria

Konflikt për motive pronësie në Fier, shoqërohen 2 persona, sekuestrohet arma dhe municion luftarak

Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:26
Ilustrim

Ndërhyrja në kohë e policisë së Fierit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasit Z. Rr dhe J. K.  Të cilët janë konfliktuar për motive pronësie.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas informacioneve të marra dhe ka konstatuar se shtetasi Z.Rr kishte fshehur një armë zjarri dhe municion luftarak në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Rr., 55 vjeç, banues në Kashisht, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat