Doli nudo në protestë, flet e reja: U tremba në fillim, më frymëzoi një këngë shqiptare

Shqipëria

Doli nudo në protestë, flet e reja: U tremba në fillim, më frymëzoi një këngë shqiptare

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:57
Florinda Sulillari

Në ditën e protestës kundër abuzimeve seksuale, një vajzë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo u shfaq tërësisht e zhveshur në sheshin Skënderbej, teksa në dorë mbante një panakartë ku shkruhej:

“Meshkujt janë fëmijët tanë, fëmijët e një gruaje! Nëse ata nuk janë të denjë për shoqërinë sot është sepse ne nuk e kemi bërë detyrën tonë siç duhet. Sot premtoj t’u mësoj fëmijëve të mi që trupi jonë i  paveshur nuk është turp. Nudo nuk është seksuale. Sot unë mbaj përgjegjësi për të ardhmen e këtij vendi”.

Ky veprim i vajzës bëri bujë të madhe dhe fotot e saj bënë xhiron e rrjetit. Shumë e pranuan këtë gjë dhe e përgëzuan vajzën për guximin dhe të tjerë e cilësuan si diçka vulgare e të tepërt për protestën në fjalë.

Në lidhje me gjithë këtë situatë, vajzë në fjalë e quajtur, Florinda Sulillari, ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live”. Ajo tregoi se në një moment kishte frikë dhe u dyzua nëse duhej të dilte ashtu apo jo, por ndryshoi mendim pasi dëgjoi këngën “Ma thuaj ti” të Rozana Radit.

“Një moment pata një dyzim 10 minuta nëse duhej ta bëja apo jo. Pastaj më doli një video e Rozana Radit që është një tekst kënge, që flet për një bashkëshort abuzues në prani të fëmijës. Edhe aty u godita, i thashë vetes, të të vijë turp Florinda ti nuk je rritur në këtë formë dhe ti nuk thyesh dhe nuk të interesojnë fjalët e njerëzve, nuk trembesh dhe nga ai moment nuk pata më dyzim tjetër”, u shpreh Florinda.

Ajo shtoi se njerëzit duhet të nisen të gjithë nga vetja nëse duan një ndryshim në shoqëri.

“Fajin nuk po e merr askush. Duhet ta nisim nga vetja, meshkujt janë fëmijët tanë, ne nuk përulemi para meshkujve, ne nuk i mësojmë fëmijët tanë se si ta trajtojnë partneren e tyre jo mirë, apo që të bëjnë ligjin. Ne i edukojmë fëmijët tanë që ta respektojnë femrën”, tha ajo.

Sa i përket regjistrit të pedofilëve për publikimin e emrave të dhunuesve, Florinda tha se kjo është një ide e mirë pasi njerëzit duhet të prezantohen me çdo gjë të tyren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat