Pamjet tronditëse të vrasjes së Klodian Rashajt, shpërthen keq avokati: Kriminelët i rrethojnë dhe i presin 48 orë...

Shqipëria

Pamjet tronditëse të vrasjes së Klodian Rashajt, shpërthen keq avokati: Kriminelët i rrethojnë dhe i presin 48 orë...

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:17
Klodian Rasha

Avokati Genc Gjokutaj, i ka cilësuar të tmerrshme pamjet e vrasjes së të riut Klodian Rasha, të cilat u bënë publike vetëm sot, disa muaj pas krimit që ngriti në këmbë vendin.

Gjokutaj tha se ka kriminelë shumë të rrezikshëm, të cilëve u rrethohet banesa dhe priten më shumë se 48 orë para se të veprohet, ndërsa Nevaldo Hajdaraj, sipas tij, duket sikur ka dalë të gjuajë për ‘mëllenja’.

“Fshehja e videos së vrasjes ka fshehur ngjarjen. Ku ka qenë kjo video deri më sot? Tentuan të minimizojnë rëndësinë dhe nivelin e ngjarjes. Inkriminimi i viktimës është shumë e rëndë. Shteti këtu të servir dhe të servir versionin e vet.

Kemi super kriminelë të rrezikshëm që RENEA shkon dhe i rrethon shtëpinë për 48 orë. Ai atje gjuan nga brenda shtëpisë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët i hedhin vetëm gaz lotsjellës. Sepse tentojnë ta kapin të gjallë dhe jo ta vrasin. Kurse ky këtu shkon dhe vret pa pasur asnjë far fërkimi. Duhen parë këto sepse ai s’ka dalë për mëlleshnja aty, me llastiqe, shiko zogj e gjuaj,”- tha Gjokutaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat