Meta falet në kishë përpara shkarkimit nga Parlamenti: Zoti i faltë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë

Shqipëria

Meta falet në kishë përpara shkarkimit nga Parlamenti: Zoti i faltë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:41
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është shfaqur sot në Manastirin e "Shën Joan Vladimirit" në Shijon, Elbasan. Pas këtij rituali shpirtëror Meta ka folur për mediat, duke deklaruar se nuk iu lut Zotit për të mos u shkarkuar nga Parlamenti.

Meta theksoi se lutja e tij është që Zoti të falë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë. “Ky manastir edhe pas kaq shumë shekujsh mbledh kaq shumë njerëz, që luten për paqe. Nuk ekziston asnjë lutjeje e tillë, lutja është Zotit i faltë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe t’i udhëheq të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët. Besoj se është përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur këtu për t’ju bashkuar këtij mesazhi, të një bashkëjetese”, deklaroi Meta.

Sa i përket procesit të shkarkimit kreu i shtetit theksoi se Parlamenti aktual është tre herë  antikushtetues.

“Nuk dua të flas në një vend të shenjtë për një një çështje që nuk ekziston. Tani kjo çështja e 25 prillit është më tepër marrëzi e 25 prillit, e aq më tepër që presidenti ka thënë përpara 25 prillit, që Kuvendi i dy viteve ishte pa opozitë, e sot për fat të keq sot është tre herë antikushtetues. Nëse doni të merreni me një gjë serioze merruni me hetimin e krimeve zgjedhore para e pas 25 prillit. Qytetarët duan të jenë të sigurt se vota e tyre është e barabartë’, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat