Manastirliu zbulon shifrat: Mbi 300 mijë qytetarë marrin të dyja dozat e vaksinës anti-Covid,

Shqipëria

Manastirliu zbulon shifrat: Mbi 300 mijë qytetarë marrin të dyja dozat e vaksinës anti-Covid,

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 21:10
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbulon në një postim në “Facebook” numrin e të vaksinuarve me koronavirus në vendin tonë.

Manastirliu thekson se mbi 300 mijë qytetarë kanë marrë deri më tani të dyja dozat e vaksinës anti-Covid, ndërsa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime në mbarë vendin.

“Në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit. ?

Mbi 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin?? #ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan Manastirliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat