Emri/ Kush është 45-vjeçari që u ekzekutua me armë sot në Peqin, autori kapet në kohë rekord

Shqipëria

Emri/ Kush është 45-vjeçari që u ekzekutua me armë sot në Peqin, autori kapet në kohë rekord

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 09:31
Ilustrim

Shqipëria nuk gjen qetësi nga vrasjet. Një krim ka ndodhur sot në Gjocaj të Peqinit, ku është vrarë me armë zjarri një 45-vjeçar.

Policia bën me dije se një 40-vjeçar me inicialet Leonard Bashaliu ka vrarë me armë zjarri Ylber Xhahysa rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov.

45-vjeç fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Peqinit. “Blutë” arrestuan autorin e dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Njoftimi i plotë

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat