"Hiqej si i forti i fshatit, para 5 vitesh më grushtoi", deklarata e autorit që vrau mikun e tij në Peqin

Shqipëria

"Hiqej si i forti i fshatit, para 5 vitesh më grushtoi", deklarata e autorit që vrau mikun e tij në Peqin

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:00
Ylber Xhahysa

Vrasja e ndodhur ditën e sotme në Peqin duket se ka nisur prej një konflikti të 5 viteve më parë. 

Mësohet se mes 44-vjeçarit Ylber Xhahysa dhe 36-vjeçarit Leonard Bashaliu kishte pasur një zënkë, kohë kur autori i dyshuar është konfliktuar me viktimën pasi i kishte gërvishtur automjetin.

Po ashtu Leonard Bashaliun e shqetësonte fakti që Ylber Xhahysa hiqej si “i forti i fshatit”.

Autori i dyshuar është shfaqur i rënduar psikologjikisht pas krimit. Ai ka thënë se “u zumë kot pasi para 5 vjetësh me ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat