Mungon përfaqësuesi i LSI, nuk shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor, do të shqyrtohet padia për Shkodrën

Shqipëria

Mungon përfaqësuesi i LSI, nuk shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor, do të shqyrtohet padia për Shkodrën

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e sotme për të shtyrë seancën për shqyrtimin e padisë për zgjedhje në Shkodër.

Në seancë mungonte përfaqësuesi i LSI dhe u kërkua që të shtyhet seanca, por Kolegji nuk e konsideroi si shkak.

Për Kolegjin Zgjedhor nuk justifikohet shtyrja e seancës së sotme pasi LSI është vendosur më parë në dijeni dhe mund të sillte një përfaqësues tjetër.

‘’Vendosi të mos e pranojë kërkesën e përfaqësuesit të personit të interesuar për shtyrjen e seancës së sotme me arsyetimin se shkaku i parashtruar në këtë kërkesë nuk justifikon shtyrjen e seancës së sotme. Në kushtet kur kjo palë e interesuar kishte dijeni, mund të caktonte një përfaqësues tjetër.

Së dyti, të vijojë gjykimin në mungesë të personit të interesuar. Shpallet trupi gjykues, sekretaria gjyqësore, çështja gjykohet nga 5 gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor.’’- tha drejtuesi i seancës.

Ditën e sotme shqyrohet padia e PD dhe LSI për zgjedhjet në Shkodër. KAS rrëzoi më parë paditë për këtë qark kurse PD dhe LSI e kanë çuar tashmë çështjen në Shkodër, edhe pse Kolegji Zgjedhor i ka rrëzuar paditë për qarqet e tjera pararendëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat