Maliqi: Rama pazar për Metën dhe në zyrat e parlamentit

Shqipëria

Maliqi: Rama pazar për Metën dhe në zyrat e parlamentit

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:46
Lefter Maliqi

Lefter Maliqi, ka komentuar shkarkimin e Presidentit e Ilir Metës, nga Kuvendi.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Maliqi bën me dije Kryeministri Edi Rama ka bërë pazare për shkarkimin e Metës edhe në zyrat e parlamentit.

Ai tha se në momentin që u shty votimi, grupe deputetësh u mblodhën në zyrat e Parlamentit, për të mbledhur vota, kundrejt shumave monetare dhe përfitimit të tenderave. 

"Edhe Berisha edhe Meta kanë miq në SHBA, që kanë ngritur zërin dhe të gjithë deklaratat e tyre kanë qenë në përputhje me mbrojtjen e kushtetueses. Të gjitha ligjet që ka kthyer Presidenti kanë qenë shumë të rregullta por për shkak të përdorimit një partiak që i bën këtij parlamenti, që nga shtatë deputet jemi që kemi qenë kundër çdo vendimi arbitrar të këtij parlamenti për t’u përdorur politikisht.

Ky parlament është i kapur nga Rilindja. Mediat nuk i lejojnë të futen për të parë pazaret që ndodhin në ambientet e Parlamentit. Kur në vendimin e parë u shty votimi për shkarkimin e Presidentit, pashë që fillimisht nuk i kishin votat dhe deputetët bënin takime grupe në dhomat  e fshehta, për të arritur votat. Joshjet janë të shumta që nga tenderat, shumat monetare e të tjera, por mos harroni se këto janë në kurrizin e shqiptarëve."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat