Arian Starova sulmon SPAK-un: Pra, nuk paska dosje?

Shqipëria

Arian Starova sulmon SPAK-un: Pra, nuk paska dosje?

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 18:18
Arian Starova

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit, në një postim në Facebook ka reaguar pas deklaratave të drejtuesit të SPAK-ut Arben Kraja sot në Kuvend, që u shpreh se për personat që SHBA-ja ka shpallur “non grata” aktualisht nuk ka hetim, ndërsa shtoi se nëse do të ketë prova nga Amerika do të nisin procesin penal.

Për Starovën, ish-aleat edhe i Sali Berishës, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA, kjo do të thotë se nuk paska dosje akuzuese për korrupsion në Shqipëri, ndërsa sulmon ndërkombëtarët.

“Arben Kraja sot ne Kuvend ka thene se pret materiale akuzuese nga ShBA per hetimet e tij te ardheshme te rendesishme. Pra, nuk paska dosje akuzuese per korrupsion ne Shqiperi per zyrtare te larte ??!!

Bashke me kete qe ka thene sot, ai ndoshta, padashur, ka deshmuar per nje te vertete te pamohueshme ne lidhje me ca pseudoakuza qe leshohen me naivitet te vijne verdalle ne formen e thashethemeve duke demtuar seriozisht marredheniet shqiptaro-amerikane dhe ndjenjat e shqiptareve per ShBA-ne te cilet e kane pare perhere ate si “Zot ne Toke”, krahas Zotit te Qiellit.

Me e pakta qe mund te thuhet eshte se nuk po kuptojme se cfare po ndodh me nderkombetaret qe heshtin perballe korrupsionit dhe veprimeve te tjera te paligjshme te qeverise se sotme shqiptare” shkruan Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat