“Mos e humbni durimin!” Rama, batuta me të riun: Mund të punosh me mua, vdes për 3D

Shqipëria

“Mos e humbni durimin!” Rama, batuta me të riun: Mund të punosh me mua, vdes për 3D

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:55
Edi Rama

Kryeministri Rama u sugjeroi të rinjve që duan të kontribuojnë për vendin që të paraqesin mënyrat e konkretizimit të ideve te tyre. Gjatë bisedës online me ta, Kryeministri u premtoi takim me ministrat në baze të projekteve përkatëse.

Të rinjtë që kanë aplikuar për nismën e qeverisë shqiptare “Gati për Shqipërinë”, do të kenë mundësinë e takimeve virtuale me ministrat përkates në bazë të projekteve që ata mbulojnë.

Kryeministri Rama në një tjetër takim me të interesuarit u tha atyre të kenë durim, ndërsa ngarkoi koordinatoren e programit tu kthejë përgjigje në kohë të rinjve për kontributin.

Gjatë bisedës online Kryeministri u sugjeroi të rinjve të paraqesin dhe mënyrën e implementimit të ideve të tyre ndërsa priti me batuta projektin e njërit prej tyre.

I riu: Kam pasur disa eksperienca në industri në Amerikë. Kam pasur eksperienca mësimdhënie në universitet, në kërkime shkencore, fokusin e kërkimeve shkencore e kam pasur në kërkim 3D.

Rama: Mund të punosh dhe me mua për 3D, unë vdes për 3D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat