29 qendra shëndetësore të reja nga Thethi në Ksamil/ Rama: Gati për të pritur sezonin turistik të lehtësuar nga armiku i padukshëm

Shqipëria

29 qendra shëndetësore të reja nga Thethi në Ksamil/ Rama: Gati për të pritur sezonin turistik të lehtësuar nga armiku i padukshëm

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Janë plot 29 qendra të reja shëndetësore nga Thethi në Ksamil të cilat janë gati për të pritur sezonin turistik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në një video pamje nga këto qendra që do të jenë në shërbim të qytetarëve, duke theksuar se ky sezon turistik do të jetë më i lehtësuar nga hija e covidit, falë luftës me pasion, solidaritetit, aftësisë e suksesit që është arritur deri tani.

 “MIRËMËNGJES

dhe me 29 qendrat e reja shëndetësore verore, nga Thethi në Ksamil, duke pritur një sezon turistik të lehtësuar nga hija e Armikut të Padukshëm, falë luftës me pasion, solidaritet, aftësi e sukses që kemi bërë deri këtu, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat