Emrat/ Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen edhe dy persona të tjerë si të përfshirë në vrasje

Shqipëria

Emrat/ Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen edhe dy persona të tjerë si të përfshirë në vrasje

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të vitit të kaluar në Durrës.

Sipas News24 në pranga kanë rënë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët dyshohet se mund të jenë bashkëpunëtorë në krim.

Mësohet se keta dy persona u kontaktuan nga Nuredin Dumani për të vrarë vëllezërit Haxhia.

Deri tani të pandehur për vrasjen e vëllezërve Haxhia janë Talo Çela, Nuredin Dumani si dhe Altin Ndoci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat